Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturash në Vushtrri, përkatësisht në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur sot, konfirmon për media zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 11;00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në Vushtrri. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materilale lëndime kanë pësuar tre persona”, thuhet në konfirmim.



Të tjera
Çiklizmi dhe vrapimi në moshë të mesme ju mbron nga goditjet në tru
E reja nga Brazili lind binjakë me baballarë të ndryshëm
Vrítet një person në Ferizaj