Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon shkurtime të mëdha në shtatë agjenci federale, përfshirë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM).
Kjo agjenci mbikëqyr edhe Zërin e Amerikës (VOA) dhe Radion Evropa e Lirë (REL), duke ngritur shqetësime për të ardhmen e këtyre mediave me ndikim global.
Publicisti shqiptar në SHBA, Ruben Avxhiu, ka reaguar me shqetësim ndaj këtij vendimi, duke e cilësuar si një goditje të rëndë ndaj pushtetit të butë amerikan në botë.
“Burokracia e stërfryrë shtetërore amerikane ka plot se ku mund të shkurtohet e modernizohet. Është absurde që pas mbylljes së USAID-it, vijnë mbylljet e Zërit të Amerikës, Radios Evropa e Lirë dhe mjeteve të tjera të informimit publik amerikan në botë”, ka shkruar Avxhiu.
Sipas tij, ndërkohë që Rusia dhe Kina forcojnë mediat shtetërore dhe zgjerohen globalisht, SHBA po humbet një nga instrumentet më të rëndësishme të ndikimit.
“Për shqiptarët, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik. Zëri i tyre kumboi ndërsa perandoria sovjetike rrëzohej në kufi të dy epokave,” ka shtuar ai, duke e quajtur këtë vendim një fitore për Kremlinin.



Të tjera
Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar
Kurti nga Jerevani: Anëtarësimi në BE dhe në NATO, garanci për stabilitetin e Kosovës
Ata që hanë ushqim djegës çdo ditë rrezikohen nga dementia