Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja bërthamore që SHBA-të po negociojnë me Iranin do të jetë më e avancuar se ajo e arritur në vitin 2015.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump theksoi se marrëveshja e re do të jetë “shumë më e mirë” se Joint Comprehensive Plan of Action (JCPOA), e njohur si Marrëveshja Bërthamore e Iranit.
Deklarata e tij vjen pas kritikave nga demokratët dhe disa ekspertë të fushës bërthamore, të cilët kanë shprehur shqetësime se administrata po përshpejton negociatat mbi një çështje tepër komplekse.



Të tjera
Ish-komandanti i UÇK- së shpërthen: Opozita po deshton rëndë
Presidenti i La Ligës me kritika të ashpra ndaj Real Madridit
Këta janë 12 kandidatët për anëtarë të KPM, që do të procedohen për votim në seancë