Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi dje një memorandum presidencial që kërkon rivendosjen e dënimit me vdekje në Uashington, ndërsa prokurorja e përgjithshme, Pam Bondi njoftoi se Departamenti Amerikan i Drejtësisë do të kërkonte dënimin me vdekje në të gjithë vendin, sipas CNN.
“Dënimi me vdekje rikthehet në Uashington”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.
“Nëse vret dikë, ose nëse vret një oficer policie, oficer të zbatimit të ligjit – do të zbatohet dënimi me vdekje. Dhe shpresojmë që kjo nuk do të ndodhë”, tha ai.
Memorandumi udhëzon konkretisht Bond dhe prokuroren e SHBA-së për Distriktin e Kolumbias, Jeanine Pirro – të zbatojnë plotësisht dënimin me vdekje në Uashington”, tha sekretari i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Will Scharf, transmeton ATSh.
“Jo vetëm që po e kërkojmë dënimin me vdekje në Uashington, por edhe në të gjithë vendin”, tha prokurorja e përgjithshme, Bond – e cila qëndroi pranë Trump në Zyrën Ovale.
Memorandumi presidencial dhe deklarata e Bond vijnë pasi Trump tha muajin e kaluar se do të kërkonte dënimin me vdekje në kryeqytetin e vendit, duke e karakterizuar dënimin me vdekje si një masë “shumë të fortë parandaluese”.



Të tjera
Disa gjeste që konsiderohen si të pahijshme
“Është mungesë respekt, dëgjoni ose largohuni”, Macron ndërpret samitin për shkak të zhurmës (Video)
Gjermani Daniel Siebert caktohet gjyqtar i finales PSG – Arsenal në Champions League