Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, përgëzoi të hënën konservatoren e linjës së ashpër të Japonisë, Sanae Takaichi, e cila është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeministrja e parë femër e vendit.
“Japonia sapo ka zgjedhur Kryeministren e saj të parë femër, një person shumë të respektuar me mençuri dhe forcë të madhe.
Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për popullin e jashtëzakonshëm të Japonisë. Urime të gjithëve!”, shkroi Trump në një postim në Truth Social ku nuk përfshihej emri i saj./Klankosova.tv



Të tjera
Neville tregon kundërshtarin e vetëm që mund ta mposht Francën
Rekord tjetër i Granit Xhakës: 150 ndeshje me Zvicrën
Zyrtare: Elliot Anderson kalon te Manchester City