Angazhim më i madh për Ballkanin Perëndimor i është kërkuar administratës së presidentit Donald Trump në diskutimet që u mbajtën në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara.
Në hapje të seancës dëgjimore, kryetari republikan i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self, ka përmendur edhe marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se problemi mes dy vendeve është nxitësi kryesor i paqëndrueshmërisë rajonale, për çka, siç tha ai, i mundëson Rusisë ta minojë Bashkimin Evropian dhe aftësinë e NATO-s për t’i fuqizuar vendet e Ballkanit.
Ai u shpreh i bindur se një angazhim më i madh amerikan në Ballkan do ta afronte rajonin me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.



Të tjera
Kur jeni në punë, kjo duhet të jetë dreka juaj
Më 20 korrik mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lu*fte
Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare