Tashmë që sezoni veror është në prag, prefektja e Qarkut të Shkodrës ka mbledhur Taskforcën për t’i paraprirë përgatitjeve dhe për të krijuar kushte sa më të mira për turistët vendas dhe të huaj.
Qarku i Shkodrës ofron turizëm të larmishëm — që nga ai detar me Velipojën, tek ai malor me Thethin, e deri tek turizmi aventurier me lumin e Shalës, etj.
Për këtë arsye, prefektja u ka kërkuar përfaqësuesve të bashkive që të marrin masa për të mos përsëritur problematikat e viteve të kaluara, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë, përfaqësuesit e disa prej bashkive kanë ngritur në takim problematika që lidhen kryesisht me mungesën e financimeve, gjë që e bën të vështirë marrjen e masave për sezonin veror.


Të tjera
Mirënjohje për mësuesit që formojnë të ardhmen e vendit
Kollçaku kritikon mungesën e deputetëve opozitarë në seancë për zgjedhjen e presidentit
Arrestohet një person për vrasje në tentativë në Mitrovicë të veriut, policia sekuestron armë dhe drogë