Tashmë që sezoni veror është në prag, prefektja e Qarkut të Shkodrës ka mbledhur Taskforcën për t’i paraprirë përgatitjeve dhe për të krijuar kushte sa më të mira për turistët vendas dhe të huaj.
Qarku i Shkodrës ofron turizëm të larmishëm — që nga ai detar me Velipojën, tek ai malor me Thethin, e deri tek turizmi aventurier me lumin e Shalës, etj.
Për këtë arsye, prefektja u ka kërkuar përfaqësuesve të bashkive që të marrin masa për të mos përsëritur problematikat e viteve të kaluara, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë, përfaqësuesit e disa prej bashkive kanë ngritur në takim problematika që lidhen kryesisht me mungesën e financimeve, gjë që e bën të vështirë marrjen e masave për sezonin veror.


Të tjera
Gjërat që nuk duhet t’i bëni gjatë shtatzënisë
Si ta zbuloni nëse keni probleme me gjëndrat tiroide
Nisni ditën me mollë për të qenë të shëndetshëm