U arrestuan se spiunuan për BIA-n serbe/ Eksperti i sigurisë: Ky është një mesazh ‘i fortë’ për politikën e Beogradit, që çdo tentativë…

Dje, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka kanë arrestuar dy persona me nënshtetësi të Kosovës, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.

Të arrestuarit tashmë janë Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani.

U raportua se që të dy ata dyshohen se kanë spiunuar për Agjencinë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit (BIA).

closevolume_off
Ata tashmë janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit. Derisa, Prokuroria tha se ndaj tyre do t’i ndërmarrë “të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”.

Pas kësaj, ka reaguar edhe BIA serbe. Ajo ka mohuar “çdo lidhje me personat e arrestuar në Kosovë”.

Ekspreti i sigurisë, Drizan Shala, në një prononcim për “Bota sot”, ka përgëzuar AKI-në për punën e bërë dje, duke thënë se po zbaton në përpikëmëri mandatin që ka në mbrojtjen e integritetit e Kosovës.

“Agjencioni i Kosovës për Inteligjencë edhe njëherë e dëshmoj që është në krye të detyrës duke zbatuar në përpikëmëri mandatin që ka në mbrojtjen e integritetit dhe ruajtjes së sigurisë nacionale të Republikës së Kosovës.

Në shumicën e rasteve puna e këtij institucioni nuk është vë në pah aq sa ish desht apo ma mirë të themi me atë se çka mirret dhe si ajo i trajton veprimet e individëve, grupeve dhe shtetet që kanë target interferimin në jetën publike e politike të vendit përmes formave dhe mënyrave të ndryshe nga ato të ngritjes së kolaboracionistët deri te veprimet e rekruetimit të informatoreve, bashkëpunëtorëve brenda shoqërisë dhe institucioneve kosovare”, thotë ai.

Për veprimin e ditës së djeshme, Shala thotë se është edhe një mesazh për Serbinë, se çdo tentativë në të ardhme do të marrë përgjigjen e njejtë.

“Pra, veprimi i djeshëm në komunën e Ferizaj edhe njëherë na pasqyrohet që institucioni sikur AKI-ja dhe mekanizma të tjerë janë të domosdoshme në nivelin politik qeveritar të marrin pozicionin e tyre që ndërlidhet me mbështetjen e pa rezervë ku dihet që ky operacion i zhvilluar nga ta është edhe një mesazh për politikën e Beogradit që çdo tentativë e ardhshme do të marrë përgjigjen e njejtë por njëherit gjitha ata bashkëpuntorë dhe informatorë e deri te agjent sekret nga BIA që mund të jenë në Kosovë nga ky operacion mund të kuptojnë që veprimtaria e tyre brenda territorit të Republikës së Kosovës nuk mund të kaloj pa u diktuar nga AKI dhe mekanimzat të tjerë të sigurisë”, përfundon ai.