Kimberly West, kryeprokurore e Dhomave të Specializuara në Hagë, ka kërkuar të hënën nga 45 vjet burgim për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Ndërsa, të mërkurën dhe të enjten do të paraqiten dëshmitë e mbrojtjes dhe të akuzuarve në Hagë dhe për këtë ka folur aktivisti Rron Gjinovci.
Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj qasjes së mbrojtjes në Gjykatën Speciale, duke e cilësuar atë si të parashikueshme dhe të mbështetur në mohimin e plotë të çdo aktiviteti apo përgjegjësie lidhur me periudhën e luftës në Kosovë.
“Menxi s’po pres me ngu mbrojtjen në gjykatën speciale ka e mohon çdo aktivitet të kulshedrave dhe dragonjve me argumentet: ose ‘ata nuk ndodheshin fare në Kosovë’, ose ‘ata nuk kishin fuqi vendimmarrëse në strukturat e UÇK-së’”, ka shkruar Gjinovci.



Të tjera
Botërori 2026 nis me incidente, dhjetëra të arrestuar para ndeshjes hapëse
Dridhjet në dorën e majtë – a do të thotë se po përjetojmë sulm në zemër
Chiesa mund të largohet nga Liverpooli