Deputeti i Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas raportimeve mediatike lidhur me një marrëveshje të mundshme politike mes LDK-së dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas disa raportimeve, bisedimet mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku do të përfshinin jo vetëm zgjedhjen e presidentit, por edhe ndarjen e posteve institucionale, përfshirë kryetarin e Kuvendit.
Në këto raportime thuhej se në një marrëveshje të mundshme LVV–LDK, posti i kryetares së Kuvendit do të ndryshonte, ndërsa për president do të mbështetej një kandidaturë e përbashkët. Megjithatë, Haziri i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si të pavërteta.
“LDK dhe kryetari Abdixhiku janë në bisedime për t’i dhënë vendit president. Shkrimet në media për ndërrime të pozicioneve janë absolutisht të pavërteta”.
“LDK është parti e shpresës dhe e besës dhe angazhohet në vazhdimësi për institucione funksionale dhe përfaqësuese. Është dëshmuar tashmë se një parti dhe një udhëheqës janë të pamjaftueshëm për arritjen e qëllimeve politike të Republikës”, tha Haziri.
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Jashtëm dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit varet nga vullneti i partive opozitare.
“Shkojmë në zgjedhje të reja nëse ky është vullneti i opozitës, nuk kemi çfarë të bëjmë”, tha ai për mediat më 15 prill.
Konjufca tha se do të tërhiqte kandidaturën për president, nëse partitë opozitare do të propozonin një emër të përbashkët.
“Në momentin që opozita del me një kandidat të përbashkët, kjo do të ishte gjëja e parë që do ta bëja sepse është shumë e rëndësishme që Kosova ta ketë presidnetin sesa emri i tij të jetë Glauk Konjufca”, tha ai./Telegrafi



Të tjera
Gjermania “mirënjohëse” ndaj Turqisë dhe Egjiptit për ndërmjetësimin për t’i dhënë fund lu*ftës me Iranin
Kosi lufton toksinat dhe ju dobëson
Skenar i ri i FIFA-s mund t’i hapë derën Kosovës në Botëror