Procedurë disiplinore ka filluar UEFA ndaj Serbisë për lojën kundër Anglisë e cila u zhvillua 16.06.2024, në kuadër të kampionatit evropian në futboll Euro 2024.
Serbia po dyshohet për “hedhjen e sendeve dhe transmetim të një mesazhi provokues të papërshtatshëm në një ngjarje sportive”.UEFA ka njoftuar se bordi i Etikës dhe Disiplinës do të vendos për masat si dhe do të kryej hetime në lidhje me pretendimet.
Sipas FFK-së, shfaqja e papenguar e mesazheve dhe thirrjeve të tilla në një event madhështor si Euro 2024 është e pakuptimtë dhe absurde.
Federata e Futbollit të Kosovës thotë se “qëndron fuqishëm në mbrojtje të vlerave të futbollit dhe promovimit të asaj që UEFA përfaqëson: unitet, gjithëpërfshirje dhe pasion për lojën e futbollit, por njëherësh me vendosmëri mbron edhe dinjitetin e shtetit, që është krijuar me shumë mund e sakrificë.”
Mediat në Kosovë raportuan se gjatë ndeshjes Serbi-Angli më 16.06.2024, në grupet e tifozerive serbe u panë flamuj të Serbisë me hartë të Kosovës.Në këtë ndeshje, Serbia humbi nga Anglia me rezultat 1 me 0. /kallxo.com/
Të tjera
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tri vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta – nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania
Xheneta Fetahu thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Kam qenë e vërtetë, edhe pse kam bërë gabime