Një zyrtar ukrainas i sigurisë tha se pretendimet e Rusisë se Ukraina po vonon shkëmbimin e trupave të ushtarëve janë të pavërteta.
Sot ka pasur raportime rreth shkëmbimit të pritur të të burgosurve të luftës dhe trupave të ushtarëve të rënë.
Një zëdhënës ukrainas nga Shtabi Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës tha: “Deklaratat e sotme nga pala ruse nuk korrespondojnë me realitetin dhe marrëveshjet e mëparshme as për shkëmbimin e të burgosurve dhe as për riatdhesimin e trupave.”
Ata shtuan se Ukraina ka paraqitur lista për shkëmbimin e të burgosurve dhe pretendoi se pala ruse “ka paraqitur lista të tjera që nuk përmbushnin qasjen e rënë dakord”, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.



Të tjera
Dita Ndërkombëtare e Përqafimit
Presidenti i Zvicrës njofton për biseda të shkurta me kolegë në Jerevan, e përmend edhe Kurtin
Pesë gjëra që gjithmonë duhet t’i mbani sekret