Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik 2026/2027.
Programet e studimit të ofruara mbulojnë një gamë të gjerë fushash akademike dhe janë hartuar për t’u përgjigjur kërkesave të tregut të punës, duke u ofruar studentëve njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për zhvillim profesional dhe personal.
Universiteti i Prishtinës vazhdon të jetë i përkushtuar në krijimin e një mjedisi cilësor akademik, që mbështet zhvillimin intelektual të studentëve dhe i ndihmon ata të arrijnë synimet e tyre në karrierë.
“Të gjithë të interesuarit ftohen të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Universitetit të Prishtinës, një institucion me histori, traditë dhe përkushtim ndaj cilësisë në arsimin e lartë”, thuhet në njoftim..



Të tjera
“Po pres me padurim”, Viktor Gyokeres mesazh Willian Salibas para përballjes Suedi – Francë
Kur marrëdhënia juaj është drejt fundit?
Radoiçiq në takimin e Vuçiqit në Beograd dy ditë më parë? Fotoja publikohet nga faqe serbe në rrjetet sociale