Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin plotësues për regjistrimin e studentëve në nivelet bachelor dhe master për vitin akademik 2025/26.
Sipas njoftimit zyrtar, në këtë afat shtesë do të pranohen 745 studentë të rregullt në nivelin bachelor. Nga ky numër, 12% i takojnë komuniteteve joshumicë, 2% kandidatëve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe trevat shqiptare në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, si dhe 1% kandidatëve nga Mali i Zi.
Afatet e aplikimit:
Bachelor: nga 30 shtatori deri më 2 tetor 2025, ora 16:00, përmes platformës apliko.uni-pr.edu.
Master: nga 30 shtatori deri më 7 tetor 2025, ora 14:00, po në të njëjtën platformë.
Universiteti ka bërë të ditur se detajet për vendet e lira dhe programet e ofruara janë të publikuara në konkurset përkatëse të niveleve bachelor e master.
UP-ja, si institucioni më i vjetër dhe më i madh i arsimit të lartë në Kosovë, thekson se programet e tij janë të dizajnuara për të përgatitur studentët me njohuri dhe aftësi praktike, në mënyrë që të jenë konkurrues në tregun e punës.



Të tjera
Gabimet që s’duhet t’i bëni gjatë grimit
Çfarë po ndodh me familjen mbretërore, Harry dhe Meghan po shpërngulen në Amerikë
Ja sa orë duhet të flini sipas moshës që keni