Helmimet dhe infeksionet shkaktojnë të vjella dhe diarre që dehidratojnë trupin dhe kjo është shumë e dëmshme në verë.
Ditët e nxehta janë më favorizuese për zhvillimin e mikrobeve dhe si pasojë helmimet dhe infeksionet e zorrëve. Për këtë arsye duhet pasur më shumë kujdes.
Rregulli që vlen në çdo stinë, por bëhet edhe më i rëndësishëm në verë, është të lajmë gjithmonë mirë duart para se të hamë. Vendimtar është ndërkaq konsumi i ushqimeve të freskëta.
Në verë duhen shmangur ushqimet e ambalazhuara që mund të jenë dëmtuar nga dielli dhe temperaturat e larta dhe duhen blerë ushqime të gatshme vetëm në vende të besuara.
Në të kundërt, konsumatori nuk është i sigurt nëse përbërsit janë në gjendje të mirë apo në to kanë filluar të zhvillohen mikrobe.
Sado e papranueshme të jetë kjo, duhet thënë që është shumë e lehtë të ndodhë në verë kështu që më mirë të jemi të sigurt. Nuk janë vetëm ushqimet e blera të rrezikshme, por dhe ato që përgatisim vetë.
Duhet t’i konsumojmë brenda një kohe të shkurtër pas përgatitjes dhe t’i ruajmë në kushte optimale. Edhe rruga nga shtëpia në punë, mund të ndikojë në dëmtimin e ushqimit, i cili pas konsumimit mund të na shkaktojë shqetësime pasi mund të mos e kemi kuptuar gjatë ngrënies që diçka nuk shkon.
Duhen shmangur, për ushqimet që nuk konsumohen në cast, përbërësit që prishen shpejt siç janë salcat, apo majoneza. Kujdes me sanduiçin!
Helmimet dhe infeksionet shkaktojnë të vjella dhe diarre që dehidratojnë trupin dhe kjo është shumë e dëmshme në verë.
Të tjera
Qeqa Krelani pyet Federatën e Futbollit Shqiptar: FSHF, si po iu duket bashkëpunimi me FFS-në?
Haziri për Hysenin: Jemi të gatshëm ta ndihmojmë që të dalë nga kjo situatë
Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti, zyrtarisht prezantues të BBVK 3