Mesfushori i Real Madrid CF, Fede Valverde, është kthyer në stërvitje për herë të parë pas përplasjes me shokun e skuadrës Aurelien Tchouameni javën e kaluar.
Valverde ka deklaruar se as ai dhe as Tchouameni nuk kanë shkëmbyer grushta, ndonëse raportimet flasin ndryshe, ndërsa të dy janë gjobitur me nga 500 mijë euro nga klubi pas një procesi disiplinor të shpejtë.
Sipas raportimeve, Valverde kishte pësuar edhe një lëndim në kokë gjatë incidentit dhe kishte marrë qepje, duke u këshilluar të pushonte 10–15 ditë, por ai është kthyer më herët në stërvitje dhe mund të jetë gati për ndeshjen ndaj Sevilla FC. Kthimi i tij shihet si një hap pozitiv për raportet brenda skuadrës, transmeton express.
Megjithatë, disa lojtarë thuhet se kanë kërkuar largimin e tij këtë verë, ndërsa interes për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe Paris Saint-Germain dhe Manchester United FC, edhe pse Valverde nuk ka shprehur dëshirë për t’u larguar nga klubi madrilen.



Të tjera
Simptomat që tregojnë nëse jeni alergjik ndaj të ftohtit
Vjehrra ushtroi dhunë ndaj resë, Prokuroria heton rastin në Lipjan
Kurti pas takimit me Kos thotë se janë “plotësisht të rreshtuar me politikën e jashtme të BE-së”