Kurti vjen me një mesazh për komunitetin serb: Le të ecim së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë

ZKM Dita Ndërkombëtare e Familjes

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes është zotuar se në mandatin e ardhshëm, të cilin e synon pas zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, do të rriten shtesat për fëmijë dhe lehona.

Ai ka deklaruar se shtesat për fëmijë synojnë t’i dyfishojnë, 60 deri në 90 euro.

“Paralelisht me këtë, kemi filluar me shtesat për lehonat nga të cilat kanë përfituar më shumë se 80 mijë nëna. Synojmë që këto shtesa t’i ngrisim në 500 euro në muaj, ashtu siç edhe jemi zotuar publikisht”- ka thënë Kurti.

Ai foli edhe për bursa për studentë dhe për masat e efiçiencës së energjisë për blerje të pajisjeve efiçiente dhe për subvencionim e faturave të energjisë elektrike.

Këto zotime Kurti i bëri në kohën kur vendi është në prag të zgjedhjeve të parakohshme të cilat do të mbahen më  07.06.2026.

Pasi Kuvendi dështoi ta zgjidhte presidentin brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, vendi shkoi sërish në zgjedhje të parakohshme. Ato do mbahen më 7 qershor, apo të tretat parlamentare brenda 16 muajve.

Lista preliminare e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit përmban 2,092,202 votues, apo 15,912 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2026.

Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme më 7 qershor është 22,131, prej të cilëve: 16,933 votues konsiderohen të rinj që, pas zgjedhjeve për Kuvend (28.12.2025), kanë arritur moshën 18 vjeç dhe do të votojnë për herë të parë.