Skuadra e Serie A Venezia ka bërë një ofertë zyrtare prej 6 milionë eurove për sulmuesin e Sparta Pragës Albion Rrahmani.
Ylli i Kosovës është dëshira e madhe e klubit të sapo promovuar në Itali, të cilët duan disa përforcime për sezonin e ardhshëm.
Siç raporton “Triventegoal”, Venzeia ka dërguar një ofertë zyrtare prej 6 milionë eurove, por që kjo nuk e ka kënaqur klubin çek, të cilët e vlerësojnë lojtarin rreth 10 milionë euro.

“Në orët e fundit, Venezia ka dërguar te Sparta Praga një ofertë prej 6 milionë eurove. Aktualisht, klubi çek e ka refuzuar dhe po kërkon 10 milionë euro”, thuhet ndër të tjera në raportim.
Përndryshe, është ende e paqartë nëse marrëveshja do të finalizohet shkaku i çmimit të lartë që po kërkon Sparta Praga.
Rrahmani ndërkohë kaloi një sezon fantastik sezonin e kaluar, ku shënoi 16 gola e dhuroi katër asistime në të gjitha garat, në 49 paraqitje.



Të tjera
Nuk siguroi ulëse në Kuvend, reagon Adelina Thaçi
Pijet energjike që ju ndihmojnë gjatë ditës
SHBA vendos rekord me topin më të madh të futbollit në botë