Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndau sot foto nga “Camp Butmir” në Bosnjë-Hercegovinë, ku kontingjenti ynë i Forcës Tokësore po shërben në kuadër të misionit EUFOR ALTHEA.
Nga gjithsej 500 efektivë shqiptarë, që shërbejnë aktualisht në misione ndërkombëtare, 30 prej tyre kontribuojnë në këtë mision, duke dhënë një shembull të përkushtimit, profesionalizmit dhe sakrificës për ruajtjen e sigurisë e stabilitetit ndërkombëtar.
Vengu theksoi se, puna dhe përkushtimi i tyre lartësojnë flamurin shqiptar dhe nderojnë Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
“Nga “Camp Butmir” në Bosnjë-Hercegovinë, ku kontingjenti ynë i Forcës Tokësore po shërben në kuadër të EUFOR ALTHEA.
30 nga 500 efektivët tanë të cilët shërbejnë në misione ndërkombëtare, duke kontribuar në ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe duke lartësuar flamurin tonë”, shkroi Vengu në rrjetet sociale.



Të tjera
Ideale për dembelët: Humbni peshë me ndihmën e kësaj pije që përgatitet lehtë
Të vërtetat e martesës që duhet t’i dini patjetër
Çiklizmi dhe vrapimi në moshë të mesme ju mbron nga goditjet në tru