Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Jarinjë, saktësisht në fshatin Sllatinë, ku një automjet i KFOR-it amerikan ka përfunduar i rrokullisur.
Nga ky aksident janë lënduar tre persona.
Lajmin e ka konfirmuar Munish Avdiu, komandanti i trafikut rajonal në Mitrovicën e Veriut, ku bëri të ditur se të lënduarit nuk janë në rrezik për jetë.
“Një automjet i KFOR-it amerikan, në rrugën nacionale Mitrovicë-Jarinjë, në fshatin Sllatinë, është rrokullisur, ka humbur kontrollin, nuk është goditur, është vetaksident. Tre persona kanë pësuar lendime trupore – janë jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.



Të tjera
Anglia me kërkesë të veçantë, para ndeshjes me Meksikën
Rita Ora mahnit me paraqitjen në Mykonos, kombinon bikinit me taka të larta
Edhe një qytetar i Kosovës arrestohet nga Serbia, akuzohet për “krime lufte”