Vetëvritet me armën e shërbimit vëllai i këngëtares shqiptare

Henri, vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj, është vetëvrarë me armën e shërbimit. Gardisti 37-vjeçar qëlloi veten duke u plagosur fillimisht, por nga plagët e marra, humbi jetën në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:00 të drekës, në banesën e të ndjerit në lagjen “Qytet Studenti”.

Motivet pse 37-vjeçari ndërmori një akt të tillë ende nuk dihen.

Sheila bëri një reagim për lajmin e kobshëm në Instagram, duke publikuar një foto me të vëllain. Ajo shkroi:

“O dielli im, o engjëlli më i bukur i parajsës! Motrën e ka marrë malli që tani për ty. Zemrën time ma more ti sot me vete. Prehu në paqe, i shtrenjti im, shpirti im. Do të të dua përjetësisht deri në ditën që do të jemi bashkë dhe përtej asaj jete. Qofsh i parajsës, vëllai im”.