Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim elektoral në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.
Lideri i këtij subjekti politik, Albin Kurti tha se Kodra e Trimave ka dhënë shumë për Prishtinën e ka qenë gjithmonë në shërbim të proceseve më të rëndësishme, duke kujtuar protestat e 1 tetorit 28 vjet më parë.
“Sa herë që i ka ardhur radha Kodrës së Trimave, pushteti ia ka kthyer shpinën. Kjo është padrejtësi e kjo padrejtësi duhet të marr fund, e kjo padrejtësi këtë vjeshtë do të marr fund. Tashmë është një vizion për Prishtinën, një qytet që zhvillohet me plan e jo improvizime, një qytet me transport publik që funksionon, e jo me pritje të pafundme. Një qytet i gjelbër dhe pastër ,jo i mbuluar nga pluhuri e mbeturinat. Një qytet me shkolla moderne e hapësira për kulturë e sport, e jo me gjenerata të lëna pas dore, një qytet ku ka transparencë e jo me pazare të fshehta, e ky vizion për këtë qytet e ka një emër dhe ai është Hajrulla Çeku”, tha Kurti.
Lideri i Vetëvendosjes tha se beteja për Prishtinën nuk është veç betejë e LVV-së, por e të gjithëve që e duan qytetin, e në këtë betejë, tha ai, Çeku nuk është i vetëm, por me listën më të mirë për Kuvendin Komunal./rtk



Të tjera
10 mënyra për të mbajtur nën kontroll diabetin
Mendoni dy herë para se t’i shtoni ushqimit erëza pikante
Mbani dietë prej kohësh dhe nuk po dobësoheni, këto janë 5 gabimet e përditshme që po prishin gjithçka