Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se ka përfunduar vizita tre ditore në Berlin e një delegacioni nga Lugina e Preshevës.
Në një postim në Facebook, ai tha se patën takime të frytshme me deputetë të Bundestagut, përfaqësues të fondacioneve gjermane dhe ministrin shtetëror në Ministrinë Federale të Drejtësisë.
“Në të gjitha takimet, theksuam nevojën për një angazhim më të madh dhe më të qëndrueshëm të Gjermanisë në raport me zhvillimet në Luginën e Preshevës”.
“Theksuam rëndësinë e programeve të synuara nga fondacionet gjermane, organizimin e dëgjimeve në Komitetin për të Drejtat e Njeriut të Bundestagut mbi situatën e shqiptarëve, vizitat zyrtare të delegacioneve parlamentare gjermane, si dhe hartimin e raporteve të pavarura dhe kredibile nga organizatat gjermane”, ka thënë Kamberi.
Kamberi ka shtuar se këto hapa do të kontribuonin ndjeshëm në rritjen e ndërgjegjësimit ndërkombëtar mbi diskriminimin sistematik që regjimi Vuçiqit vazhdon të ushtrojë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.



Të tjera
Sekuestrohet ar i padeklaruar në Hani të Elezit
Cili është më i keq, stresi apo pagjumësia?
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Votuesve