Vuçiq: Bisedimet për Kosovën nuk ishin të lehta, por e kuptova se kush qëndron pas veprimeve të caktuara të Kurtit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka folur për qëndrimin e Serbisë dhe situatën në Kosovë, duke theksuar se do të vazhdojë të avokojë për mbijetesën e popullit serb në ato zona.

Ai ka theksuar se për kushtet komplekse në të cilat jetojnë serbët në Kosovë ka biseduar me përfaqësues të shumë shteteve, por edhe me përfaqësues të SHBA-ve, por se nuk mund të flasë për të gjitha detajet pasi që kjo ishte marrëveshja.

“Nga disa fjali e kuptova shumë mirë se kush qëndronte pas disa veprimeve, kush nuk qëndronte pas tyre, por as që e shqetësonin dhe kush ishte kundër disa veprimeve që kreu regjimi i Kurtit. Është një nyje e ndërlikuar të cilat ne duhet ta ruajmë paqen, dhe në anën tjetër, të mbrojmë jetën dhe mbijetesën e popullatës sonë në Kosovë, në të njëjtën kohë duke mbrojtur shtetësinë juridike dhe politike të Serbisë, por edhe duke udhëhequr interesat e gjithë popullit dhe qytetarë të Serbisë”, tha Vuçiq për RTS dhe shtoi se bisedimet për Kosovën nuk ishin të lehta.

Ai ka theksuar se është obligim i Serbisë që të forcohet ekonomikisht në mënyrë që ndër të tjera të mund të ndihmojë popullin e saj në Kosovë.