Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke mbajtur një fjalim të gjatë në Kuvendin e Kosovës.
Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje edhe tash i ka tri pozita shtetërore.
Ai tha se njëjtë do të jetë edhe nëse vendi shkon në zgjedhje.
Rrjedhimisht, Kurti tha se opozita duhet ta ndihmojë që të ketë vetëm dy pozita.
“Nëse shkojmë në zgjedhje, pastaj presidenti bëhet sërish kryeparlamentari, kryeparlamentari i takon grupit më të madh parlamentar që i bie Vetëvendosjes, pra ne sërish do t’i kemi tri pozita. Nuk na duhen tri pozita, po i themi opozitës ejani na ndihmoni që të kemi vetëm dy pozita”, ka thënë Kurti.



Të tjera
Nuk siguroi ulëse në Kuvend, reagon Adelina Thaçi
Pijet energjike që ju ndihmojnë gjatë ditës
SHBA vendos rekord me topin më të madh të futbollit në botë