Xhuli Nura është një nga personazhet më të pranishme në media e shtypin rozë.
Ajo trajton tema nga më të ndryshmet përmes rrjeteve sociale, e shpesh jep edhe këshilla.
Në një të fundit, ajo ka folur për sfidat e jetës, me të cilat përballet thuajse çdo njeri.
Modelja nga Drenica thotë se nuk është e rëndësishme sa rrëzohesh, por se sa herë ngritesh pas saj.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova thekson se çdo njeri bën gabime, e që më pas mëson prej tyre.
“Kjo është që rinisë gjithmonë i them, bëni gabimet e juaja, mos u frikësoni, jeta është plot sfida. Por kur e ke guximin dhe fortësinë, atë dashurinë për jetën rrëzohesh, ani çka ka që rrëzohesh. Unë jam rrëzuar 100 herë në jetën time, kam investuar në biznese që nuk ia ka vlejtur. Kam humbur pare, po çka ka gajle, paret bëhen”, u shpreh ajo.
E njëjta tutje tha: “Okej, më ka keqtrajtuar dikush nuk janë krejt njerëzit e këqij, okej fatkeqësisht më është bërë padrejtë, më kanë marrë vendin e parë të dytë s’ka rëndësi edhe, unë e di që e bëj timen prapë çohem është me rëndësi. Nuk është rëndësi sa herë rrëzohesh, por është me rëndësi sa herë ngritesh”.



Të tjera
Lufta kundër grupit terrorist ISIS po bëhet gjithnjë e më e fortë
Ky bashkëpunim konsolidon pozicionin e Kosovës në arkitekturën e sigurisë euro-atlantike
Me 1 300 forca policore – Kryeministria në Shqiperi ‘blindohet’ në pritje të protestës së opozitës