Modelja e njohur, Xhuli Nura, ka parë të gjitha ndeshjet e kombëtares shqiptare në Euro 2024.
Ajo ishte e pranishme edhe në lojën e tyre të fundit me Spanjën në Dyseldorf të Gjermanisë.

Ajo ka bërë një postim në Instagram duke falënderuar të gjithë, ndërsa thekson se është krenare që vjen nga trojet shqiptare.
“Faleminderit të gjitha mediave që më fotografuan ose që iu dhashë intervista atyre gazetarëve. Duke shfaqur dhe treguar botës se çfarë jemi bërë ne djemtë dhe vajzat shqiptare”, u shpreh ajo.

Ylli nga Drenica theksoi: “Jam krenare që kam shikuar të gjitha ndeshjet në stadium dhe isha atje për kombësinë tonë, pasi historia jonë është mohuar për një kohë vërtet të gjatë”.
Nura në fund tha: “Njëherë e përgjithmonë jemi kombi më i madh dhe gjuha më e vjetër në Evropë dhe krenare që jam shqiptare”.
Të tjera
Forumi Ekonomik Kosovë–Nigeri shënoi hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve
Petar Petkoviq po keqpërdor fëmijët për propagandë politike
Harvardi padit Trumpin pasi ia ndaloi të regjistrojë studentë të huaj