Familja e Joe Biden i ka kërkuar atij që të qëndrojë në garë pas një debati katastrofik javën e kaluar, sipas raportimeve në mediat amerikane.
Ky vendim i familjes vjen pasi demokratë të rëndësishëm dhe donatorë kanë shprehur zemërim sesi stafi i tij e përgatiti Presidentin për debatin.
Presidenti u mblodh me familjen e tij në Camp David të dielën, ku u raportua se diskutimet përfshinin pyetje mbi të ardhmen e tij politike.
Ai erdhi pas ditëve të presionit në rritje ndaj Bidenit, pas një debati në të cilin performanca e tij ishte e dobët dhe shtoi thirrjet nga ekspertët, media dhe votuesit që ai të tërhiqej.
Gjatë takimit në Camp David – ku përfshihej gruaja, fëmijët dhe nipërit e presidentit – familja e Bidenit i tha atij se ai ende mund t’u tregojë amerikanëve se është i aftë të shërbejë edhe katër vjet të tjera, sipas New York Times.
Të tjera
Petkoviq e nis me propagandë, pretendon se policia hoqi posterë të Trump-it në veri
Kica-Xhelili akuzon qeverinë për blerje votash me rritjen e koeficientit
Si ndodhi plagosja e 40 vjeçarit në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë?