Endrick do të bëjë kalimin nga Palmeiras në Real Madrid gjatë verës. Braziliani është tashmë një lojtar i Los Blancos, por duhej të qëndronte në vendin e tij para se të mbushte 18 vjeç.
Sipas mediumit Diario AS, sulmuesi i talentuar brazilian është vendosur të veshë fanellën me nr.16 në Real Madrid.
Mbajtësit e mëparshëm të fanellës përfshijnë emra si Casemiro, Raul, Fernando Hierro dhe Emilio Butrageno, ndonëse këta lojtarë mbajtën fanellën me nr.16 vetëm për një sezon.
Endrick mban fanellën me numër 9 në Palmeiras dhe është vendosur të marrë numrin nëntë në Brazil gjithashtu. Megjithatë, ai nukpo e merr nr.9 në Real Madrid.
Fanella ikonike me nr.9 ka qenë e lirë në Madrid që nga largimi i Karim Benzema, por ajo ka të ngjarë të shkojë për Kylian Mbappe.



Të tjera
Brenda 20 minutash, Spanja shënon tre gola ndaj Arabisë Saudite
“Nuk e ndjeva fare pjesën e lartë të këmbës”, Van Dijk flet pas lëndimit me Suedinë
Lamine Yamal i mbanë edhe dy flamuj të dy vendeve tjera në këpucët e tij