Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur “djalë të mirë” homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Këto fjalë i tha para takimit të tyre në samitin e NATO-s në Hagë sot ku do të flasin për “hallet” e këtij të fundit.
“Qartazi, do t’i diskutojmë vështirësitë, ai ka vështirësitë e veta”, u është përgjigjur Trumpi mediave për Zelenskyn.
“Zelensky është njeri i mirë, do ta takoj atë sot. Nuk e di, por supozoj që do të diskutojmë për Ukrainën”, u ka thënë Trumpi reporterëve.
Ky takim do të jetë i pari midis tyre që nga prilli kur ata kishin folur shkurt në funeralin e Papa Franceskut në Romë.
The post “Zbutet” Trump, e quan Zelenksyn “burrë të mirë” appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Edhe një qytetar i Kosovës arrestohet nga Serbia, akuzohet për “krime lufte”
Lotina Haziri dhe Mozzik në pritje të fëmijës së parë, çifti zbulon se do të bëhen prindër të një djali
Ushtrime për punonjësit e zyrave