Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është shprehur për ABC News se janë gati për një armëpushim.
Ai e ka përsëritur vazhdimisht këtë gjë, duke theksuar se është i përgatitur për një ndalim të luftimeve dhe duke thënë se Moska është pengesa për t’i dhënë fund luftës.
Megjithatë, ai e paralajmëroi median amerikane se vetëm “presioni i fortë” i udhëhequr nga Uashingtoni do ta sillte Vladimir Putinin në tryezë për të diskutuar një armëpushim.
“Jam i bindur se presidenti i Shteteve të Bashkuara ka të gjitha fuqitë dhe ndikimin e mjaftueshëm për të ndërmarrë hapa”, ka thënë Zelensky.



Të tjera
Nëse doni të humbni peshë, konsumoni këtë lëng në mëngjes
10 vese që shkatërrojnë veshkat
Si t’i rezistoni dëshirës për ëmbëlsira