Juventusi ka rifreskuar listën e objektivave për afatin kalimtar të verës, me yllin e Real Madridit, Brahim Diaz, që është shfaqur si një nga emrat kryesorë për repartin ofensiv.
Trajneri Luciano Spalletti është një admirues i kahershëm i reprezentuesit maroken, të cilin e ka ndjekur që nga koha kur ai aktivizohej te Milani. Tekniku italian vlerëson zhvillimin e tij në vitet e fundit dhe e sheh si një përforcim ideal për skuadrën bardhezi.

26-vjeçari, i cili mund të luajë si anësor i djathtë dhe si mesfushor ofensivë, nuk ka pasur hapësirat e dëshiruara te Real Madridi për shkak të konkurrencës së madhe në repartin sulmues. Megjithatë, ai ka arritur të tregojë cilësitë e tij sa herë që është aktivizuar, duke regjistruar një gol dhe tetë asistime në të gjitha garat sezonin e kaluar.
Kontrata e Diaz me klubin madrilen skadon verën e ardhshme dhe raportimet nga Spanja sugjerojnë se largimi i tij gjatë këtij afati kalimtar mbetet një mundësi reale, pasi ende nuk ka qartësi për rolin që do të ketë në projektin e ri të klubit, raporton Telegrafi.
Nga ana tjetër, Real Madridi po vlerëson opsionet e tij në repartin ofensivë. Me të ardhmen e disa lojtarëve ende të paqartë, drejtuesit madrilenë mund të vendosin ta mbajnë Diazin si një alternativë cilësore në skuadër.

Interesimi i Juventusit lidhet edhe me pasiguritë rreth së ardhmes së disa lojtarëve ofensivë. Francisco Conceiçao mund të largohet gjatë verës, ndërsa forma jo bindëse e reprezentuesit të Kosovës, Edon Zhegrova, ka shtyrë drejtuesit e klubit të kërkojnë alternativa të reja për sulmin.
Mbetet të shihet nëse Juventusi do të konkretizojë interesimin e tij, por Brahim Diaz tashmë është një nga emrat më të përfolur në planet e merkatos së klubit torinez.



Të tjera
Ardian Ismajli largohet nga grumbullimi i Shqipërisë
Gabimet që bëni kur dhuroni lule
Specialja ngre aktakuzë ndaj pesë personave për krime lufte në Fushë Kosovë