Zinedine Zidane nuk i pëlqeu ideja e transferimit të Neymarit pasi ai nuk mund të luante përkrah njërit prej yjeve të Real Madridit në atë kohë.
Neymar ishe lidhur me një transferim të mundshëm në ‘Santiago Bernabeu’ në disa raste gjatë vitit 2018, vetëm një vit pasi iu bashkua PSG-së për një shifër rekord prej 200 milionë eurosh.
Para takimit të tyre ndaj Celta Vigos më 17 maj, thashethemet që përfshinin të ardhmën e tij ishin shumë të ashpra, aq sa Zidane u pyet nëse ai do të ‘shqetësonte dhomën e zhveshjes’ dhe mund të bashkëpunonte me Ronaldon.
Siç ka raportuar Marca, një prej motiveve kryesore ishte plani i transferimit që ishte bërë pa aprovimin e tij dhe njëri prej lojtarëve të përmendur ka qenë Neymar.
“Mora disa lajme sot nga një mik i Zidane i cili kishte darkuar me të në Madrid disa ditë para se të largohej nga klubi”.
“Gjatë takimit të tyre, Zidane i kishte dhënë opinionin e tij në transferimin e mundshëm të Neymar. Ai mik i Zidanes më ka thënë mua se francezit nuk i pëlqeu ideja sepse ai kishte mësuar se Marcelo dhe Neymar nuk mund të luajnë së bashku, përveç ndaj ekipeve të vogla”.
“Zidane e kuptoi se ai mund ta zë pjesën e njëjtë të fushës dhe nuk e aprovoi transferimin e Neymarit”, ka thënë Rizek.
Teksa kishte kaluar më shumë se një muaj që prej largimit të Zidane, ishte raportuar se Real Madridi kërkoi Neymarin si zëvendësues i Cristiano Ronaldos i cili ishte shitur tek Juventusi.
Transmetuesi televiziv TVE kishte pretenduar se madrilenët kanë ofruar 275 milionë euro për shërbimet e brazilianit e po ashtu një kontratë shtatë vjeçare e vlefshme prej 40 milionë eurosh në sezon.
Në fund këto lajme ishin mohuar nga Real Madridi përmes një reagimi zyrtar në rrjetet sociale.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë