Zvicra publikon listën për Botëror, ftohen Granit Xhaka dhe Ardon Jashari – Ekonomia Online

Zvicra publikon listën për Botëror, ftohen Granit Xhaka dhe Ardon Jashari

Kombëtarja e Zvicra ka publikuar listën zyrtare të futbollistëve të ftuar për Kupën e Botës, duke përfshirë edhe dy lojtarë me prejardhje shqiptare.

Në mesin e të përzgjedhurve janë kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka dhe mesfushori i Milanit, Ardon Jashari, të cilët janë ftuar nga trajneri Murat Yakin.

Lista ka sjellë edhe një mungesë të rëndësishme, atë të portierit Yann Sommer, i cili nuk është përfshirë në këtë grumbullim.

Zvicra pritet të jetë një nga skuadrat që do të tërheqë vëmendje në turne, duke u bazuar në përvojën dhe talentin e lojtarëve të saj.