Një bastisje e Policisë në Pejë ka zbuluar armë e municion në banesën e Luan Gashit, Udhëheqësit të Sektorit për Çështje Pronësore në Komunën e Pejës ku po qeveris Gazmend Muhaxheri, pas publikimit të një videoje ku ai shihej duke konsumuar lëndë narkotike dhe me armë në tavolinë.
Sinjali raporton me burime se gjatë kontrollit, policia gjeti në banesën e tij dhe sekuestroi: një armë zjarri turke, 2 karikatorë, 123 fishekë kalibër 9×19 mm dhe një thikë.
Në zyrën e tij në objektet e Komunës së Pejës nuk u gjet asgjë e kundërligjshme.
Gashi u arrestua dhe u dërgua në stacionin policor, ku u intervistua nga hetuesit rajonalë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai u lirua në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është duke u hetuar për “Mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.
Mediumi Kallxo.com ka publikuar pamje të Gashit duke konsumuar narkotikë. Në bazë të pamjeve, në tavolinën e tij shihet edhe një revole.



Të tjera
Kurti: Opozita vepron nga frika, bllokon çdo vendim dhe bashkohet kundër qeverisjes sonë
Gjestet dhe frazat që kanë më shumë vlerë se një “të dua”
Tchouameni luan në El Classico nesër