Më 17 gusht, në Kopaonik, në moshën 58-vjeçare, ka vdekur Aleksandar Grbovic (Aleksandër Gërboviq), bashkëpunëtor i ngushtë i terroristit Milan Radoiçiq. Grbovic, u varros dje (e hënë) në Pozhegë të Serbisë.
Aleksandar Grbovic, ka qenë kolonel ushtarak i Ushtrisë së Serbisë, i specializuar për shërbimet e inteligjencës.
Ai ka vdekur pas mesnatës, gjatë një ndeje që po organizohej në Kopaonik, me rastin e datëlindjes së djalit të terroristit Milan Radoiçiq.
Sipas burimeve tëKP, Grbovic, ka qenë njëri nga njerëzit më të afërt të Milan Radoiçiqit. Formalisht, ka qenë drejtor i kompanisë “Novi Pazar”, pronë e Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinovicit.
Aleksandar Grbovic-in e kishte përmendur, më 23 dhjetor të vitit të kaluar, në një konferencë shtypi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e shpalosjes së disa dëshmive lidhur me agresionin në Banjskë të Zveçanit.
“Urdhri për sulmin terrorist e kriminal në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, i planifikuar dhe organizuar nga shteti serb, u ishte kumtuar një ditë më herët, pra saktësisht para tre muajve, në mjediset e kompanisë ‘Novi Pazar Put’. Automjetet, armët dhe i gjithë arsenali i përgatitur dhe përdorur në Banjskë, ishin të përqendruara në këtë lokacion. Kjo kompani, e cila është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është pronë e vëllezërve Zvonko e Zharko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq. Ndërsa drejtor është një kolonel i pensionuar i ushtrisë serbe, Aleksandar Grboviq, me pseudonimin ‘Grba’. Ai ka marrë pjesë në luftërat e Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës. Gjithashtu ka qenë edhe drejtor i burgut të Nishit për pesë vjet, dhe kryetar i komunës së Pozhegës në vitin 2008”, pati deklaruar Kurti.



Të tjera
Shenja paralajmëruese të diabetit në thonjtë tuaj
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën në Ferizaj
Këto ushqime ju ndihmojnë të mbroni imunitetin