Deputeti opozitar Xhavit Haliti, i cili njëherit është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, ka komentuar pjesëmarrjen e Kryeministrit Albin Kurti në Konventën Kombëtare Demokratike në SHBA, duke e cilësuar si një veprim që mund të ketë rëndësi, por që ka nevojë për më shumë informacion për të vlerësuar ndikimin e tij.
Sa i përket ndikimit të mundshëm të pjesëmarrjes së Kurtit në politikën amerikane, Haliti theksoi se kjo nuk do të ketë efekt të drejtpërdrejtë, pavarësisht nga fituesi i zgjedhjeve presidenciale.
Haliti përfundoi se është e rëndësishme që Kosova të fokusohet në ndërtimin e marrëdhënieve strategjike dhe të mos e mbështesë veten në ndihmën e ndonjë partie apo individi të caktuar në SHBA.
“Ata nuk bëjnë politike të mahallës, por bëjnë politikë strategjike, kanë interesat e tyre dhe kane objektivat e tyre, ata nuk funksionojnë sipas lagjeve “, tha Haliti për FrontOnline.



Të tjera
Çfarë duhet të hani në plazh për t’u mbrojtur nga dielli
Pse ndiheni të lodhur tërë ditën?
Njihuni me arsyet pse ju bien flokët