Përballja mes Kosovës dhe Rumanisë do të zhvillohet nesër (20.45) në kuadër të grupit 2 të Ligës C të Kombeve.
“Mitica Dragomir, ish – presidenti i Ligës Profesionale të Futbollit, ka dhënë verdiktin e tij për gjasat e kombëtares rumune në ndeshjet e shtatorit të UEFA Ligës së Kombeve
Rumania me selektorin Mircea Lucescu në krye do të takohet me Kosovën dhe Lituaninë dhe Dragomir është i sigurt në paraqitjen e trengjyrëshve”, shkruan mediumi rumun “Sport. ro”.
“Nëse nuk e mundim Kosovën, Qipron dhe Lituaninë, do të thotë se jemi keq në futboll. Megjithatë, unë jam duke shkuar për fitore. Unë them që Rumania do t’i mundë të gjithë”, tha Dragomir për “Fanatik”.



Të tjera
Ushtroni jogën me Miranda Kerrin
Çfarë i ndodh trupit nëse e hani vetëm një trangull në ditë?
Pse duhet të filloni të hani ananas sa më shpesh?