Si Franco Foda edhe Vedat Muriqi ka thënë se e njeh shumë mirë lojën që bën trajner i Rumanisë para ndeshjes së Kosovë në Ligën e Kombeve.
Dardanët janë nikoqir të rumunëve në ndeshjen që nisë të premten (6 shtator) në ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.
“Besoj se ndeshja do të jetë e rëndësishme për të dyja ekipet. Rumania dhe Kosova janë favorit për ta zënë vendin e parë. Nëse e nisim mbarë me fitore, do të bëjmë hap të madh dhe të rëndësishëm për të përfunduar si lider”.
“E vlerësojmë shumë si kundërshtare sepse herën e kaluar të them të vërtetën unë personalisht nuk e kam parë Rumaninë që janë shumë para nesh. Brenda fushës në lojë e kanë merituar të kualifikohen në Evropian. Kualifikimi në Evropian është shumë i rëndësishëm. Kanë lojtarë të rëndësishëm. Do të mundohen të na nxjerrin probleme. E dimë kundërshtarin, me gjithë respektin, nesër do ta japim maksimumin për t’i lënë ata pa pikë”.
“E njoh Lucescun nga Galatasaray dhe Beshiktash. Ai është shumë i njohur. Është trajner shumë i mirë. Kam respekt të madh për të. E njoh edhe në aspektin taktik. Nesër e ka ndeshjen debutuese pas një kohe të gjatë. Ai i kushton rëndësi pjesës taktike. Nesër do të jetë më e rëndësishme pjesa mentale. I uroj suksese. Do të jetë ndeshje e vështirë për të dyja ekipet. Do të mundohemi të japim më të mirën për të marrë pikët e plota”.
“Besoj që prej se jemi krijuar si Kombëtare është konkurrenca shumë e madhe në sulm, sidomos për ne që luajmë si sulmues. Nuk ndihem i rrezikuar, po ndihem mirë dhe i qetë. Po shoh që lojtarët e qetë, po e zë veten si ‘plak’ sepse ata janë djem 20-21-vjeçar. Po vijnë lojtarë të rinj, si Rrahmani, Asllani e Bytyqi. Nuk ka rëndësi nuk luan, edhe nëse nuk luajë unë, mund të luajnë të rinjtë. Po zhvillohemi dhe po rritemi bashkë”.
“Me Albionin, Fisnikun. Kam luajtur me dy sulmues edhe në ekip. Dhe nuk do ta kisha problem të luajmë me dy sulmues. Nuk do ta ketë askush asnjë problem, pavarësisht a luajmë me një apo dy sulmues”, ka potencuar më tej Muriqi.
Të tjera
Përmes Viberit po kërkohen para në emër të Policisë së Kosovës – një qytetar dërgon 1000 euro
Kandidimi im është vlerësuar si garancë e fitores në Mitrovicë
Aktivisti konservator Charlie Kirk vr*itet në Utah, Trump konfirmon lajmin