Federata e Funtollit e Kosovës ka marrë vendim t’i përjashtojë nga grumbullimi futbollistët: Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe portierin Aro Muriq.
Sipas njoftimit të FFK-së vendimi është marrë në bashkëpunim me përzgjedhësin Franco Foda.Arsyeja e përjashtimit thuhet të jetë shkelja e rregullave të vendosura nga përzgjedhësi.
“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata”.
“Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listën e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, thuhet në vendimin e FFK-së.



Të tjera
Ende e paqartë agjenda e Kuvendit të LDK-së, kjo nuk është shenjë e mirë
Do të votoj kundër dorëheqjes së Abdixhikut, nevojitet stabilitet në udhëheqje
Kura 30 ditore me piper të zi dhe qumësht për tiroiden