Prokuroria Speciale e Kosovës të mërkurën ka ngirtur aktakuzë kundër 45 personave të grupit terroristë për sulmin në Banjskë.
Në mesin e të akuzuarve figuron edhe emri i Milan Radojçiqi i cili kishte marrë përgjegjësi për drejtimin e grupit sulmues kundër shtetit të Kosovës me 24 shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka thënë se Milan Radojçiqi se fundmi ka nënshkruar kontratë marramendëse të fituar nga Institucionet e Kosovës.
Ai ka thënë se kontratën do ta publikojë se shpejti në Kuvendin e Kosovës e cila sipas tij, ka vlerë shumë të lartë.
“Kontratën e fundit do ta publikojë në Kuvend të Kosovës. Keni me u shoku çfarë kontrate ka nënshkruar Radojçiqi tani që është në arrati me institucionet e Kosovës”, ka thënë Berisha.



Të tjera
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Mungesa e zinkut, shenjat që shfaq organizmi