Alphonso Davies ka hyrë tashmë në vitin e fundit të kontratës së tij, e cila skadon në fund të qershorit 2025.
Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, mbrojtësi kanadez është afër të marrë vendimin përfundimtar rreth të ardhmes së tij, përcjellë “Gazeta Express”.
Çmimi që ia ka caktuar Bayerni, në rast se Davies vendosë të largohet sillet rreth 50 milionë euro.
Ndonëse ende janë të interesuar për të, Real Madridi ka vendosur të mos e paguajë atë shumë, mirëpo do të zhvillojnë bisedime të mëtejme me klubin bavarez.
Real Madridi së fundmi ka nënshkruar me Kylian Mbappen, si një nga transferimet më të mëdha të botës së futbollit.
Derisa Bayerni me trajnerin e ri në krye, do të mundohet të rikthehet në fronin e futbollit gjerman.
Të tjera
Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë, ky është rezultati
Ushqimet përmes të cilave luftohet anemia
Hetimet për vrasjen e zyrtarit të EULEX-it në 2013, bastisje të reja në veri të Kosovës