Sulmuesi i krahut, Milot Rashica është ndarë tepër i kënaqur me golin që e shënoi në fitoren e Beshitashit në ndeshjen e fundit kampionale.
Beshiktashi, triumfoi 2:1 në shtëpi ndaj Eyupsporit në kuadër të xhiros së gjashtë për t’u ngritur në kuotën e 13-të pikëve, 5 më pak se Galatasaray që është lider dhe i ka fituar të gjitha ndeshjet deri më tani.
Rashica ishte startues dhe luajti deri në minutën e 90-të kundër Eyupsporit, ndërsa golin e realizoi në minutën e 20-të për të zhbllokuar rezultatin e ndeshjes dhe për ta kaluar Beshiktashin në epërsi.
Për Rashicën, ky është goli i tij i parë këtë sezon në kampionat, ku i ka edhe dy asistime në 5 ndeshje të luajtura.
“Kishim nevojë për të kompensuar pikët që i lëshuam javën e shkuar, kështu që patjetër na duhej fitorja në këtë përballje. Megjithatë, jam shumë i lumtur për këtë fitore dhe mbi të gjitha që arrita të kontribuoj me gol”, ka thënë Rashica për faqen zyrtare të Beshiktashit.
28-vjeçari është pjesë e Beshiktashit prej verës së shkuar dhe me ekipin turk ka kontratë deri në vitin 2027.



Të tjera
Disa probleme shëndetësore mund të dallohen nga sytë
Ushqimet që ju ndihmojnë të ndiheni të lumtur
Studimet e fundit tregojnë se çfarë do të thotë “të hash thonjtë”