Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka bërë të ditur se sulmi i mbrëmshëm ka qenë ndaj pronës së ish-kryetarit të kësaj komune Stevan Vuloviq.
“Dënoj fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj pronës së ish kryetarit të komunës së Zubin Potokut dhe apeloj te organet e rendit që sulmuesit ti kapin dhe ti qesin para drejtësisë…. sulmet e ngjashme të cilat po ndodhin kudër jetës dhe pronave të qytetarëve janë të pa pranueshme dhe nuk do të na ndalin në punën dhe angazhimet tona për rehati rend dhe ligj”, ka shkruar ai.
Mbrëmë ka ndodhur një shpërthim në një objekt të pabanuar. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.



Të tjera
Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
Kosova me kërkesë të qartë ndaj Serbisë: Hape arkivën e Brigadës 37
Aleksandër Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë