Emisioni i njohur “Goca dhe Gra” rikthehet në ekranin e TCH ditën e sotme, më 5 tetor, në orën 22:00.
Ky program, i cili sjell në vëmendje temat më të diskutueshme nga një këndvështrim femëror, ka premtuar një fillim të fuqishëm për sezonin e ri.
“Goca dhe Gra” do të prezantohet nga pesë moderatore: Heidi Baci, Rudina Dembacaj, Egla Ceno, Jorida Rustemi, dhe Xhilda Luzi.
Bora
E ftuara speciale për këtë episod do të jetë moderatorja e njohur Bora Zemani. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të emisionit në Instagram, duke ngjallur entuziazëm mes ndjekësve të shumtë të programit. Duket se përgjigjen përfundimtare nëse çifti Heidi Baci dhe Romeo Veshaj janë ndarë do ta zbulojmë ditën e nesërme.



Të tjera
Abdixhiku voton në Prishtinë: Çdo votë vendos fatin e vendit
Stresi në shtatzëni mund të shkaktojë çrregullime tek fëmijët
Kurti pas votimit bën thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje