Reperi Bardhi ka ndarë detaje nga jeta e tij personale në këngën më të fundit, dedikuar të bijës që po vjen në jetë.
Edhe pse në asnjë moment nuk e përmend me emër, Bardhi shkruan në teksin e këngës se nuk ka para as të paguajë qiranë, madje shton se ka marrë edhe borxh sepse miqtë e tij të dikurshëm i janë kthyer kundër.
Në të gjithë tekstin e këngës, Bardhi flet për gjendjen e vëshirë që po kalon, duke përmendur edhe partneren e tij, moderatoren Sara Gjordeni.
PJESË NGA TEKSTI I KËNGËS:
Dritë e di që ti po kan sa herë mami kan’
Se ajo po mërzitet që babin ton pe shajnë
Ju thash’ vllazni, e bash qata m’vranë
E kohët e fundit kam marrë borxhe me pagu qiranë
Se me njerëzit që ndava bukën, e i ndava dertet
Sot po mi anulojnë koncertet
Tmerr, më thanë se kanë mem kthy kamarier
O dritë, ata mi murrën krejt qa pata
E tani as nuk kam pare as me të ble dhurata
Dritë më lanë pa lekë në ditët e mia më të këqija
E mamit ton për ty mos me mund me i siguru vitaminat
Në fund, zbulon edhe emrin që kanë zgjedhur për të bijën, të cilën kanë vendosur që ta pagëzojnë “Nea”, e cila do të thotë “rrezatuese”.



Të tjera
Receta me aspirinë që çdo femër duhet t’i dijë
Viktor Buzhala aderon në Guxo
Gjestet dhe frazat që kanë më shumë vlerë se një “të dua”