Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, pretendoi se nuk i ka parë bisedat që u publikuan mes koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihalit me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Ai madje tha se kanë nisur “shpifjet” në të gjitha anët, duke aluduar se kjo po ndodh para zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Për besë nuk i kam lexu. A më beson që jo se ia kanë nisë shpifjet në tana anët”, tha ai.
Të hënën në media janë publikuar disa mesazhe të shkëmbyera mes Mihalit dhe Krasniqit.
Bisedat janë bërë në platformën “Signal”, që njihet si më e vështirë për t’u përgjuar.



Të tjera
Çfarë duhet të bëni që vetura të mos ngrijë gjatë natës?
UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027
Sveçla reagon pas vdekjes së policit Rexhep Gashi: “Duhet të parandalojmë tragjedi të tilla”