Bashkëshortja e Milan Radojiçiqit, Ema Radojiçiq aktualisht ndodhet në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës.
Sipas burimeve të Telegrafit ajo është duke u intervistuar nga hetuesit policorë në veri nga departamenti i Krimeve të Rënda në prani të avokatit të saj.
Ndryshe, Milan Radojiciq është i dyshuari kryesor për sulmet më 24 shtator në Banjskë edhe pse ai kishte pranuar publikisht organizimin e sulmit, megjithatë vazhdon të jetë i lirë pasi është larguar nga Kosova pas sulmit. Ai pas 24 shtatorit dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës