Analisti shqiptar i cili njeh fushën e sigurisë, Ilir Kulla, në emisionin Zonë e Lirë ka komentuar arrestimin e fundit të dy kosovarëve të dyshuar për spiunazh.
Kulla duke komentuar përgjimin që është publikuar në media në mes të Bedri Shabanit dhe Srdjan Rosic, thotë se plani ka qenë konkret për të destabilizuar enklavat serbe në pjesët e tjera të Kosovës ku jetojnë, përfshirë Ferizajn.
“Duke qartë që pasur plan operativ për të filluar luftë civile në Kosovë në enklavat serbe”, është shprehur Kulla, raporton Express.
Kulla thotë se përveç planit për destabilizim, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi kanë pasur detyrë që të krijojnë edhe narracion kundër luftës së UÇK-së e deri tek procesi i pavarësisë së Kosovës.
“Këta janë agjentë operativ që krijojnë thashetheme, ndjekin thashethemin, kanë krijuar dëshmitar sekret për në Hagë ku po gjykohen Hashimi, Jakupi, Rexhepi dhe Kadriu”, ka shtuar tutje Kulla.
VIDEO:



Të tjera
Haxhiu në samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova meriton statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave
Pse ndiheni të lodhur çdo pasdite rreth orës 3? Ka një shpjegim dhe këshilla si ta mposhtni
Gjarpërinjtë helmues shqetësojnë kampin e Norvegjisë në Kupën e Botës